Një femër në Prishtinë është gjetur pa shenja jete mbrëmë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, viktima është gjetur pak para mesnatës, ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Gazeta Sinjali raportoi edhe për një vdekje të dyshimtë në Kamenicë, ku është gjetur i vdekur një person.
“Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar Policia.