image Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

news image

Një burrë i moshës 64-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 19:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi emergjent i mjekëve.

Tutje ajo ka njoftuar se rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/