Sot rreth orës 15:00 është gjetur një person pa shenja jete në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen “Mati” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, në përgjigjen e së cilës thuhet se ai ishte gjetur i alivanosur në këtë rrugë, kurse vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Ndërkaq, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Sot rreth 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën Uran Ajeti në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend ngjare ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/