Një person pa shenja jete është gjetur dje rreth orës 15:20 në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës bën të ditur se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/