image Gjendet një person i vdekur në Graçanicë

Siguri

Gjendet një person i vdekur në Graçanicë

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 23:25, në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes raportit 24-orësh, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Në një objekt ndihmës aty, sipas policisë, janë gjetur dhe janë konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 4, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjeksësisë Ligjore në Prishtinë.

Ky rast është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/