Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:01, afër stacionit të autobusëve në Prizren.
Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.
Ai më tej ka deklaruar, se sipas informatave të para, i njëjti kishte dalë qe tri ditë nga shtëpia e tij, por që nuk ishte raportuar si person i humbur./Gazeta Sinjali/