Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës.
Burime për abcnews bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur në mes të dy kalatave, të portit të Vlorës.
Personi i gjinisë mashkullore, është evidentuar ne det nga një traget, e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.
Ekipet përkatëse po nxjerrin trupin e viktimës nga deti.
Dyshohet se viktima është rreth 50 vjeç, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.