image Një person gjendet i shtrirë në magjistrale pa shenja jete

Siguri

Një person gjendet i shtrirë në magjistrale pa shenja jete

news image

Një 69-vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, te fusha e Pajtimit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima ishte gjetur i shtrirë në rrugë nga njësia e trafikut rajonal, e cila ka njoftuar më pas Emergjencën në Kaçanik.

Nga mjekët është konstatuar vdekja e viktimës, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/