image Gjendet gazetarja ruse që protestoi gjatë transmetimit të lajmeve

Botë

Gjendet gazetarja ruse që protestoi gjatë transmetimit të lajmeve

news image

Një avokat i gazetares ruse, e cila protestoi gjatë transmetimit të lajmeve, kundër luftës në Ukrainë, konfirmoi për CNN se e kanë gjetur Marina Ovsynnikovan dhe ajo ndodhet në gjykatën e Moskës.

Një foto që tregon Ovsynnikovan dhe një nga avokatët e saj, Anton Gashinsky, u publikua në Telegram këtë pasdite, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Dmitry Zakhvatov dhe avokatë të tjerë ishin përpjekur të gjenin gazetaren e Channel One që nga protesta e saj të hënën.

Marina Ovsynnikova me avokatin Anton Gashinsky në një foto të marrë nga Telegram më 15 mars.

/GazetaSinjali/