image Gjendet arma me të cilën dyshohet se u vra 23-vjeçari, Policia jep detaje

Siguri

Gjendet arma me të cilën dyshohet se u vra 23-vjeçari, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur arma me të cilën dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së enjtes, 23-vjeçari nga Malisheva.

Në raport thuhet se janë gjetur edhe tri gëzhoja dhe një fishek.

“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Gazeta Sinjali ka raportuar se pesë të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi, ndërsa i dyshuari kryesor është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/