Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në lagjen Dardania në Prishtinë.
Policia raporton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe rasti po dyshohet si “Vdekje e dyshuar”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Raportohet se banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Më tej bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/