Një grua me inicialet M.I., 39-vjeçare është gjetur e vdekur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Ahmeti ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë. /Gazeta Sinjali/