Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Istog mbrëmë rreth orës 10:52, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka raportuar se një burrë në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/