Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se sot ka gjetur një trup të pajetë në një kanal, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është i një 54-vjeçari me inicialet B.B, transmeton Gazeta Sinjali.
“Sot me datë 01.12.2019 rreth orës 07:08, ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në një kanal ishte vërejtur një person i shtrirë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në atë lokacion kanë dalë njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë, të cilët pas kontrollit nga mjekët, kanë konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 (m /sh / K) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me hetimin e këtij rasti është duke u marrë Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pajetë është bartur nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë./Gazeta Sinjali/