Pas katër ditësh si i zhdukur mërgimtari nga Kaçaniku është gjetur sot. Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali gjetjen e mërgimtarit me prejardhje nga Kaçaniku.
Lajmitn për gjetjen e tij e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt, i cili tha ai është gjetur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, përkatësisht në restauronin Mani.
Mërgimtari që jeton në Austri kishte ardhur për pushime në Kosovë, ndërsa familjarët e tij nuk kanë ditur asgjë për vendndodhjen e tij, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer.
I pyetur për gjendjen e tij shëndetësore, Veseli tha “Gjendja e tij është e mirë, por policia fillimit e ka dërguar në ambulanten në Kaçanikut për kontroll mjekësore”.
Veseli bëri të ditur se më pas do të intervistohet.
Për zhdukjen e tij ka njoftuar sot policia me anë të raportit 24-orësh, teksa arsyet e largimit nga shtëpia e tij mbeten akoma të panjohura.