Një qytetar serb ka vrarë një serb tjetër në rrethana ende të panjohura në fshatin Sërbovc të Mitrovicës. Policia e ka cilësuar rastin si vrasje e rëndë.
Sipas policisë viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga muaji mars i vitit 2014.
“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb, i cili me datën 06.03.2014 është raportuar si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/