image Gjendet i vdekur në veturë 55-vjeçari nga Ferizaj që u raportua i zhdukur

Siguri

Gjendet i vdekur në veturë 55-vjeçari nga Ferizaj që u raportua i zhdukur

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në Ferizaj që ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij.

Burri i moshës 55 vjeçare është gjetur i vdekur në një veturë në fushat afër
fshatit Bablak-Ferizaj.

“Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë. Pas verifikimit të trupit të pajete, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur”, thekson policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore
të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të
Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Policia njofton se në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajetë.

/GazetaSinjali/