Një 61-vjeçar është gjetur i djegur në vendin e quajtur Bari i Madh në Skrapar.
Siç raportojnë media në Shqipëri, viktima është Kastriot Kodra, i lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai raportohet se është asfiksuar nga tymi dhe ka humbur jetën.
Sipas policisë, viktima kishte ndezur një zjarr për t’u ngrohur dhe ishte asfiksuar nga tymi duke rënë sipër zjarrit.
Dyshohet se ai vuante nga probleme psikologjike./Gazeta Sinjali/