image Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit për vrasjen e rëndë te “Ujëvara e Mirushës”

Siguri

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit për vrasjen e rëndë te “Ujëvara e Mirushës”

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Klinë, ku u vra Fazli Hoxha, 23-vjeçar nga Malisheva. Për këtë vrasje të rëndë u arrestuan fillimisht pesë persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje si të dyshuar për këtë rast janë:

Agron Gashi,

Ardit Gashi,

Nderim Gashi dhe

Bahri Gashi.

Përveç tyre, Sinjali mëson se Policia fillimisht kishte arrestuar edhe një person tjetër, i cili pas verifikimit është konstatuar se i njëjti nuk ishte i përfshirë në rast dhe është liruar menjëherë.

Pas arrestimit të të dyshuarve, Policia në shtëpitë e tyre nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, teksa në vendin ku ndodhi krimi janë sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

Vrasja e 23-vjeçarit dhe plagosja e dy vëllezërve të tij

Sipas burimeve të Sinjalit, dy vëllezërit e të vrarit janë jashtë rrezikut për jetë. M.Hoxha u plagos me armë zjarri, derisa vëllai tjetër A.Hoxha pësoi lëndime nga sulmi me mjete të forta.

I riu që u vra sonte ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/