image Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva që u zhduk dje

Sociale

Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva që u zhduk dje

news image

Jetmir Rudi, 28-vjeçari nga fshati Rud i komunës së Malishevës është gjetur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar një familjar i tij, i cili tha se Jetmiri është gjetur para 20 minutave.

Sipas tij, 28-vjeçari është gjetur në rrethinën e fshatit Rud.

“Po është gjetur, është i gjallë. Është pak i shqetësuar. Është gjetur në rrethinën e fshatit”, tha familjari i tij.

Ndërkaq, lidhur me një fotografi që u postua në llogarinë e Jetmirit në Instagram, në të cilën pretendohej se djali gjysmë i zhveshur dhe i lidhur është Jetmir Rudi, ky familjar tha se nuk di ende asgjë.

“Nuk jam i sigurtë. Por momentin nuk mund të them asgjë”, tha familjari i 28-vjeçarit./Gazeta Sinjali/