Dje në komunën e Drenasit, një person ka njoftuar policinë se nën rrënojat e shtëpisë së tij, të pabanuar, kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, njësiti i FSK-së për deminim në bashkëpunim me KFOR-in, kanë larguar mjetin shpërthyes.
Sipas Policisë, ky aksion ka përfunduar pa incidente. /Gazeta Sinjali/