Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa punëtorë të “Eko Regjionit” gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në rrugën “Shefqet Berisha” në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome, e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.
Sipas policisë, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve të luftës.