image Gjenden katër mjete shpërthyese në një shtëpi në Prishtinë

Siguri

Gjenden katër mjete shpërthyese në një shtëpi në Prishtinë

news image

Në një shtëpi në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë, janë gjetur katër mjete të dyshimta shpërthyese, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët kanë arritur të largojnë granatat nga ai vend.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën ‘Thimi Mitko’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritur që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata). Me rastin po merren njësitet kompetente”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/