Policia e Kosovës ka raportuar se një granatë dore është gjetur në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, mëngjesit e djeshëm në orën 08:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit policisë, mjetin shpërthyes e kishte gjetur një banor në një objekt të tij që ishte në ndërtim e sipër.
Deminimi i grantës pa incidente është bërë nga njësiti për deminim të Policisë së Kosovës.
“Rr. Adem Jashari, Hani i Elezit 20.06.2020-08:00. Viktima mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në objektin e tij i cili është në ndërtim e sipër ishte vendosë një mjet shpërthyes granatë dore për të cilin viktima dyshon se ishte vendosur nga ndonjë person i panjohur për shkaqe të panjohura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së në mënyrë te sigurt ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/