image Gjatë 24 orëve ndodhën 81 aksidente

Kosovë

Gjatë 24 orëve ndodhën 81 aksidente

news image

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e aksidenteve që kanë ndodhur në komunikacion gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas këtyre statistikave, numri i aksidenteve arrin në 81, ku 30 prej tyre janë me persona të lënduar, ndërsa 51 të tjera vetëm me dëme material, transmeton Sinjali.

Gjithashtu, policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 479 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në këto statistika bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 34 persona, ku 24 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje./Sinjali/

No photo description available.