Brenda 24 orëve në polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje, në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Në qytetin e Prishtinës, në raste të ndara janë arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Sipas policisë, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Graçanicës, me ç’rast është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari pasi nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe maltretuar viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Po ashtu, edhe në Lipjan është arrestuar një person për dhunën që ka ushtruar ndaj gruas së tij dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/