Gjashtë persona janë lënduar një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si shkak i goditjes së një veture me një kombi, transmeton Gazeta Sinjali.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë Policia e Kosovës.
Totali i aksidenteve që kanë ndodhur në 24 –orëshin e fundit sipas policisë është 42, ku 10 prej tyre kane përfunduar me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale./Gazeta Sinjali/