Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të mitur, të moshës 17-vjeç, në rrugën “UÇK” në Gjakovë, pasi i njëjti e ka rrahur nënën e tij dhe i ka marrë para me forcë, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu është bërë e ditur se viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00. I mituri 17-vjeçari (djali), me dhunë ia ka marrë nënës do pare dhe ia ka jep një shuplakë.
Policia iu ka përgjigj rastit edhe e ka intervistuar viktimën e cila nuk ka pranu që të vendoset në Shtëpinë e Sigurt dhe tretman mjekësor nuk ka pranu.
Policia pastaj e ka kërkuar të dyshuarin, pas një kohe e ka gjetur dhe ka shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigje.