Një person është ankuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e KEDS-it dhe kanë dëmtuar 24 klima duke ia vjedhur kabllot, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithashtu, sipas tij personat e panjohur kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:30 në qytetin e Gjakovës, ku dhe njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, rasti në polici është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është ende duke u hetuar./GazetaSinjali/