Një grua ka raportuar në polici mbrëmë në Gjakovë për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima i kishte informuar zyrtarët policorë se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj.
Policia ka bërë të ditur se viktima nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor.
Gjithashtu, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/