Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:40 dhe se viktima nuk ka pasur lëndime të dukshme trupore.
I njëjti nuk ka pranuar trajtim mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.