Gjykata Themelore në Gjakovë gjatë ditës së djeshme ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prostitucionit, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas komunikatës për media të bërë nga kjo gjykatë F.K. dyshohet se me datën 10 mars 2021, në Gjakovë, në një vilë, së bashku me të dashurën e tij të moshës së mitur, kanë rekrutuar një të mitur tjetër me qëllim që e njëjta të kryej marrëdhënie seksuale me personin me inicialet D.J., shok i të pandehurit, në këmbim të shumës prej 200 eurove.
“Me date 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën ……. ….., rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën … ……., që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje. /Gazeta Sinjali/