Një postim që bëri në rrjete sociale e dërgoi në prangat e Policisë së Kosovës, një person në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
I arrestuari e ka pranuar para hetuesve policorë që arma të cilën e ka ekspozuar në rrjete sociale, është në pronësi të tij.
“Datë 22.07.2021 është pranuar një informatë se një person kishte ekspozuar një arme [Pistolete], në rrjete Sociale. Pas një pune hetimore është arrit të identifikohet personi i dyshuar, i njëjti pas intervistimit ka pranuar se në pronësi ka armën e lartcekur e cila është konfiskuar nga ana e policisë”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/