image Gjakovarët nuk iu bindën vendimit të Qeverisë, shërbyen kafe dhe lëvizën jashtë orarit- ndërhyn policia

Siguri

Siguri/ Gjakovarët nuk iu bindën vendimit të Qeverisë, shërbyen kafe dhe lëvizën jashtë orarit- ndërhyn policia

news image

Qytetarët e rajonit të Gjakovës duket se nuk i kanë pritur mirë vendimet e qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe atë për kufizimin e lëvizjes. Gazeta Sinjali mëson se sot në stacionin policor të Gjakovës janë hapur 11 raste ndaj personave që nuk i respektuan këto vendime.

Sinjalizuesit raportuan se shumica e personave u arrestuan pasi hapën lokalet dhe shërbyen kafe.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.

“Nuk janë vetëm për kafe, ka edhe për mosrespektimin të orarit për kufizim të lëvizjes. Janë gjithësej 11 raste duke përfshirë këtu edhe 2 të inicuara tash në orët e vona”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Ai shtoi se tre nga personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Deri në ora 20:00 janë inicuar 9 raste në tërë zonën e përgjegjësisë që mbulon Rajoni i Gjakovës. Pjesa më e madhe e tyre në Gjakovë. Në tri raste përveç arrestimit dhe intevistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë”,përfundoi Graishta. /Gazeta Sinjali/