image Gjakova pa raste të reja me COVID-19

Gjakova pa raste të reja me COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se të gjithë personat e ri-testuar nga kjo komunë kanë dalë negativë me Covid-19.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur këtë një lajm të mirë për Gjakovën.

“Sidoqoftë, sonte nuk mund të shpallim fitore. Në Kosovë, në rajon dhe në botë virusi ende qarkullon dhe ende ekziston mundësia e infektimit dhe e ri-përhapjes së koronavirusit. Prandaj duhet të vetëpërmbahemi dhe t’i respektojmë rregullat në vazhdimësi. Nëse do të jemi të disiplinuar, shumë shpejt mund ta shpallim fitoren kundër pandemisë”, ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sipas informatës së fundit, të gjithë personat e ritestuar nga komuna e Gjakovës kanë dalur negativ ndaj Covid-19. Kjo do të thotë se aktualisht në komunën tonë nuk ka të infektuar.
Ky është lajm shumë i mirë për Gjakovën dhe të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë meritojnë lëvdata dhe falënderime.
Poashtu, të gjithë ish të infektuarit meritojnë falënderim dhe respekt për diciplinën dhe vetëdijen e lartë qytetare që e kanë treguar në mbrojtje të të afërmve dhe bashkqytetarëve tjerë nga infektimi i mundshëm.
Sidoqoftë, sonte nuk mund të shpallim fitore. Në Kosovë, në rajon dhe në botë virusi ende qarkullon dhe ende ekziston mundësia e infektimit dhe e ripërhapjes së koronavirusit.
Prandaj duhet të vetpërmbahemi dhe t’i respektojmë rregullat në vazhdimësi.
Nëse do të jemi të diciplinuar, shumë shpejt mund ta shpallim fitoren kundër pandemisë!