image Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

Politikë

Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

news image

I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka përuruar zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Në përurim gjithashtu, sipas Halilit, mori pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit, Aliou Sow.

“Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow,  Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/