image Kundërsulm 'vrasës' nga Anglia, 'Treluanët' shkojnë në pushim me dy gola epërsi ndaj Senegalit - VIDEO

Futboll

Kundërsulm ‘vrasës’ nga Anglia, ‘Treluanët’ shkojnë në pushim me dy gola epërsi ndaj Senegalit – VIDEO

news image

Anglia e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave.

Sfidën e zhbllokoi mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, i cili realizoi në minutën e 37-të pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Teksa po pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, një kundërsulm i shpejtë ‘vrasës’ nga anglezët, i nisur nga Bellingham, bëri që Anglia në fund të kohës shtesë të realizonte golin e dytë me anë të Harry Kane, pas asistimit nga Phil Foden.

Ky ishte goli i parë i Harry Kane në këtë Botëror për Anglinës.

/GazetaSinjaliSport/