image Plas sherri në parlamentin e Senegalit: Deputeti godet me shuplakë kolegen, ajo ia kthen me karrige - VIDEO

Botë

Plas sherri në parlamentin e Senegalit: Deputeti godet me shuplakë kolegen, ajo ia kthen me karrige – VIDEO

news image

Parlamenti i Senegalit është kthyer në një “arenë” grushtash dhe sharjesh, gjatë seancës plenare ku po diskutohej për projketbuxhetin.

Debati u nxeh aq shumë sa një prej deputetëve u ngrit dhe sulmoi një prej kolegeve të tija. Ai e goditi me shuplakë teksa ndërhynë dhe deputetët e tjerë.  Por situata agravoi më keq, kur deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë.

Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësen e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi, shkruajnë mediat e huaja.

Siç pritej, takimi u ndërpre pasi pas përballjes së parë, por pas rinisjes pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. Episodi u transmetua në televizion.

/GazetaSinjali/