image Anglia fiton pastër ndaj Senegalit, takohet me Francën në çerekfinale

Futboll

Anglia fiton pastër ndaj Senegalit, takohet me Francën në çerekfinale

news image

Anglia ka triumfuar ndaj Senegalit në sfidën e fazës 1/8 finale të Botërorit të Katarit.

‘Treluanët’ kanë fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj senegalezëve, falë golave të Henderson, Kane e Saka.

I pari i cili zhbllokoi sfidën ishte Jordan Henderson, duke realizuar nga afërsia pas një asistimi nga Jude Bellingham në minutën e 38-të.

Në minutën e fundit të shtesës, pas një kundërsulmi të shpejtë, anglezët dyfishuan epërsinë me anë të Harry Kane, për të shkuar në pushim me epërsinë e dy golave.

Sfidën e vulosi anësori i Arsenalit, Bukayo Saka i cili realizoi një gol të bukur nga afërsia në minutën e 57-të pas një asistimi nga Phil Foden.

Anglia me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale, aty ku do ta pret kampionin e botës, Francës.

/GazetaSinjaliSport/