image Georginio Wijnaldum konfrimon largimin nga Liverpool

Futboll

Georginio Wijnaldum konfrimon largimin nga Liverpool

news image

Mesfushori Gini Wijnaldum ka konfirmuar largimin e tij nga Liverpooli përmes “Twitterit”, përcjell Sinjali Sport.

Holandezit i skadon kontrata me 1 korrik dhe mesa duket sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e “Reds”.

Liverpool mposhti orë më parë Crystal Palace me rezultat 2-0, pas kësaj ndeshje mesfushori tulipan vendosi të konfirmojë të ardhmën e tij.

“Është vërtetë emocionuese për mua, jam i lumtur që ia dolëm të sigurojmë Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër. Në anën tjetër, jam duke luftuar të mos qajë, njerëzit në Liverpool kanë treguar shumë për mua në pesë vitet e fundit. Është vërtet vështirë të thuhet lamtumirë”.

“Tifozët duke kënduar emrin tim, çmimet që kemi fituar, asnjëherë nuk do t’i harrojë arritjet me këtë klub fantastik. Kemi ndarë momente të paharrueshme bashkë, askush nuk mund ta marrë këtë nga ne”.

“Do doja të mbetesha lojtar i Liverpoolit për shumë vite, por fatkeqësisht gjërat shkuan ndryshe. Duhet të nisi aventurë të re”.

“Nuk nënshkrova askund tjetër, të gjithë e dinë se gjithçka mund të ndodh në futboll. Situata është se pas 1 korrikut, nuk do jem lojtar i Liverpoolit. Do shohim çfarë do ndodh në javët e ardhshme. Do pushoj pak pastaj të shkojë te Kombëtarja”.

“Do iu tregojë të gjitha. Tifozët e meritojnë ta dinë tregimin në prapaskena”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali Sporti/