Këngëtarja e mirënjohur Genta Ismajli, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi në “Tik-tok”, ka qarkulluar një video ku dyshja tregojnë se së shpejti do të vijë videoklipi i radhës nga ata.
Siç dihet, ajo ka qenë e hapur gjithmonë për bashkëpunime, kësaj radhe Gazeta Sinjali, mëson se këngëtarja do të bëhet bashkë me reperin e njohur në Gjermani, Ekrem Bora me nofkën “Eko Fresh”.
Kënga e fundit e artistes, ishte bashkëpunim me reperin e njohur si “Fero”, e cila u pëlqye mjaftë shumë nga pubiku.