image Gazetari që u sulmua në Veri: Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot do të ishim të vdekur

Siguri

Gazetari që u sulmua në Veri: Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot do të ishim të vdekur

news image

Sulmet e gazetarëve në veri të vendit kanë qenë të pandalshme qysh me fillimin e tensioneve më 26 maj të këtij viti.

Pleurat Salihu është një nga gazetarët e sulmuar dje në veri të Kosovës, i cili ka treguar detaje se si ndodhi sulmi ndaj tij dhe kolegëve në Leposaviç.

Ai tha se fillimisht kanë shkruar në pjesën veriore ku ndodhet dhe stacioni policor sepse bënë një raportim nga aty.

“Kur kemi shkuar në Leposaviç vazhduam të qetë, pa provokime, pa e kthyer kokën në të djathtë apo në të majtë edhe pse kanë qenë ato ofendimet, sharjet që i kemi përjetuar vazhdimisht dhe kemi shkuar deri te vendi ku është dhe objekti i komunës. Jemi stacionuar aty, ka qenë dhe ekipi i një media tjetër. Ai tregoi se në momentin që u vendosën në një nga çadrat që është vënë për mos t’u lagur nga shiu protestuesit dhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ish-kryetari i Leposaviçit iu ka dhënë urdhër tre qytetarëve serbë që të na largojë nga çadra dhe të dalim ne në shi. Jemi larguar, kemi ndenjur në shi,” – u shpreh Salihu për Euronews.

Sipas gazetarit në momentin që Elbert Krasniqi ka dalë nga dera e komunës është dëgjuar shock-bomba e parë drejt ministrit dhe drejt gazetarëve. Ai tregoi se kameramani që ka pasur afër ka pasur probleme me dëgjimin.

“Në momentin që e ka kaluar portën, ish-kryetari i Leposaviçit ka dhënë urdhër, sulmoni automjetin e ministrit me gjithçka,” – u shpreh Salihu.

Nga këto incidente, gazetari ka mbetur me krahun e thyer, teksa në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook” ai tha se “po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot, do të ishim të vdekur”.

“Kjo plagë u shkaktua nga serbët e kriminalizuar me urdhër të ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, me fjalë (udri na medie) shqip (mëshon në media) dhe miratimin e KFOR-it hungarez. Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot, do të ishim të vdekur (faleminderit Zotit një dhe Njësisë Speciale) Qeveria e as ministri për mua nuk kanë faj, por kêrkoj nga kryeministri Albin Kurti të mos na lë ma në dorë të KFOR-it, por të na e sigurojë një grup të njësisë Speciale që të jemi të sigurtë gjatë raportimit, unë vetëm Policisë tonë ju besoj dhe nëse arrihet kjo nga kryeministri. Jam i gatshëm qysh nesër të shkojë”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/