image Gazetari portugez mohon se Ronaldo ka lëshuar hotelet e tij për të prekurit me koronavirus

Futboll

Sport/ Gazetari portugez mohon se Ronaldo ka lëshuar hotelet e tij për të prekurit me koronavirus

news image

U raportua se Cristiano Ronaldo ka lëshuar hotelet e tij për personat e prekur me koronavirus, lajm ky që mori titujt kryesor në mediat më të njohura evropiane e botërore.

Por, jo edhe në Portugali, atje ku janë saktësisht ato hotele.

Gazetari portugez, Filipe Caetano i ka quajtur FAKE NEWS këto informacione të medias spanjolle, Marca, transmeton Gazeta Sinjali.

“Një tjetër lajm i rremë. Kjo nuk është e vërtetë. Pse gazetarët nuk e bëjnë punën e tyre si e kalnë mësuar(ta konfirmojnë informatën) dhe vetëm përcjellin cfarë paraqitet në burime jo të besuara” – shkroi Caetano.

Vlen të përmendet se postimi i Marcas në lidhje me këtë lajm është fshirë./Gazeta Sinjali/