image Gazetari për protestën: Dhuna e shtetit kriminal ditën e sotme, akti më i rëndë që kam parë live

Rajon

Shqipëri/ Gazetari për protestën: Dhuna e shtetit kriminal ditën e sotme, akti më i rëndë që kam parë live

news image

Aktivisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Isa Myzyraj ka reaguar me një statur në “Facebook” për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai është shprehur se ngjarjet e ditës së sotme janë një ndër aktet më të rënd që ai ka para live. Asnjë fjalë dhe foto nuk mund të pëcjellë egërsinë e një shteti mbi qytetarin e vet.

“Kam vite të tëra që protestoj, dhe raportoj edhe për protesta, por ajo që kam parë sot në mesditën e së dielës, ka qenë një ndër aktet më të rënda që mund ta shihje live, që as nuk mund të përshkruhet në këtë shkrim, dhe as fotot nuk mund ta përcjellin, egërsinë e një shteti mbi qytetarin e vetë.
Nuk ka fotografi e video, që e përcjell ashtu si duhet, dhunën e ndodhur sot në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhunën e shtetit arrogant, e kriminal, mbi qytetarët e saj, të cilët kërkojnë asgjë më shumë sesa drejtësi, e mbrojtje të publikes”, ka shkruar Isa Myzyraj. /Gazeta Sinjali/