image Gavi pranë rinovimit të kontratës me Barçën - këto janë detajet e fundit të marrëveshjes

Futboll

Gavi pranë rinovimit të kontratës me Barçën – këto janë detajet e fundit të marrëveshjes

news image

Barcelona ka gati kontratën e re për mesfushorin Gavi.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit të rinovimit të kontratës së Gavit me klubin spanjoll.

Barcelona tashmë ka pasur një takim me agjentin e spanjollit.

“Barcelona pati një takim të ri të drejtpërdrejtë me agjentin e Gavi, Iván de la Peña sot. Negociatat janë duke u zhvilluar për të përfunduar marrëveshjen e re deri në qershor 2027”, ka shkruar Romano në Twitter.

“Kontrata e re e Gavi me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027, klauzola aktuale e lirimit [50 milionë euro] do të hiqet pasi Barça dëshiron të përfshijë klauzolë 1 miliardë euro siç bëri me Pedri dhe Ansu“, ka shtuar Romano.

/GazetaSinjaliSport/