Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas statistikave të policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 595 gjoba për mosrespektim të këtyre masave.
Ndërkaq, në raportin e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar për 8 të vdekur dhe 181 raste të reja COVID-19./Gazeta Sinjali/