Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, ka vendosur që 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ta urojë në mënyrë tejet të veçantë.
Rep-artisti shqiptar me famë botërore, përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, ka thënë se çdo ditë i takon Kosovës në botën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
“Çdo ditë është dita e Kosovës në botën e Gashit“, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografive, ku shihet me flamurin kombëtar si dhe një tatuazh në stomakun e tij, ku shkruan “Kosovo.
12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e kanë uruar në gjuhën shqipe edhe dy artistet e tjera gjithashtu me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora./Gazeta Sinjali/