image Dua Lipa uron 12-vjetorin e pavarësisë, thotë se jemi një komb dhe e kemi një flamur

Muzikë

Muzikë/ Dua Lipa uron 12-vjetorin e pavarësisë, thotë se jemi një komb dhe e kemi një flamur

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Lipa këtë e ka bërë përmes dy imazheve të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

12 vjet pavarësi. Nji komb nji flamur“, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

https://www.instagram.com/p/B8q2gf1BqNb/

Pavarësinë e Kosovës në gjuhën shqipe e ka uruar edhe artistja tjetër gjithashtu e njohur shqiptare, Rita Ora. Ajo e ka uruar përvjetorin e pavarësisë me një video të shkëputur nga kënga, “Shine Ya Light”, videoklipi i të cilës ishte xhiruar në Kosovë.

Sot janë bërë 12 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/