image Garcia: Ter Stegen ishte spektakulor, na solli fitoren sonte

Futboll

Garcia: Ter Stegen ishte spektakulor, na solli fitoren sonte

news image

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia është deklaruar pas fitores ndaj Mallorcas.

Katalunasit arritën tre pikët e plota duke mposhtur Mallorcan me rezultat minimal 0 – 1.

Pas ndeshjes, Garcia tha se Ter Stegen ishte arsyeja kryesore që arkëtuan pikët e plota.

“Kjo tregon që jemi skuadër e fortë dhe që dinë si të vuajnë”.

“Ter Stegen ishte spektakulor, na solli fitoren sonte. Goditja përfundimtare ishte 70 për qind e fitores. Sërish tregoi se është portier i mirë”.

“Këto tre pikë janë shumë të rëndësishme duke ditur se disa skuadra para nesh lëshuan pikë këtë vikend. Mendoj që kemi bërë punë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Mendoj që jemi mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona momentalisht zë pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë, 15 prapa Real Madridit, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Sinjali Sporti/