image Gara të çmendura me vetura në autostradën "Ibrahim Rugova", rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik (VIDEO)

Sinjalizime

Gara të çmendura me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik (VIDEO)

news image

Aksidentet e shpeshta me fatalitet dhe gjobat e Policisë së Kosovës, nuk po arrijnë t’i vetëdijësojnë shoferët kosovarë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot, disa prej tyre, kanë vendosur që të garojnë mes vete dhe atë në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rrezikuar kështu jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Gazeta Sinjali ka siguruar një video e cila është postuar dy orë më parë në rrjetin social TikTok.

Në këtë video shihen se këto gara ishin edhe me shikues. Dhjetëra shoferë kanë parkuar veturat e tyre skaj autostradës dhe kanë dalë jashtë për të përcjellë “spektaklin” që po ua ofrojnë garuesit./Gazeta Sinjali/